Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kryebashkiaku i Mirditës, Mlyshi: Në Veri prej 2 vitesh e gjysmë asnjë investim, qeveria po na diskriminon!
Kreu i Bashkisë së Mirditës, Albert Mlyshi, akuzoi ndaj qeverinë qendrore, se prej dy vitesh e gjysmë, bashkia që ai drejton nuk ka marrë asnjë investim. I ftuar emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Mlyshi e cilësoi këtë situatë, një "keqardhje" jo për të si drejtues politik, por për banorët e Mirditës, të cilët kanë nevojë urgjente për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Sipas tij, ky qëndrim i qeverisë është tërësisht i padrejtë, duke pasur parasysh kontributin e madh që Mirdita i jep ekonomisë kombëtare. “Mirdita i jep arkës së shtetit. Prodhon mbi 20% të nevojave kombëtare të energjisë elektrike, por linjat tona elektrike nëpër fshatra janë në gjendje skandaloze,” theksoi Mlyshi. Kryebashkiaku argumentoi se nëse do të kishte një ndarje të...