Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Të dënuar për vrasjen e Ish policit/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, të dy të dënuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko të ndodhur në gusht të vitit 2019. Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Gaçaj me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në grupin kriminal që vrau Malkon. Për këtë vrasje po zhvillohet edhe një tjetër proces gjyqësor në GJKKO ndaj Leonard Dukës të dyshuar si kreun e grupit kriminal që vranë ish-policin. Pas prishjes së vendimit, dosja ndaj dy të dënuarve do të kthehet për rigjykim.