Thellohet sherri brenda PD, Sali Berisha sulmon Ervin Salianjin, e akuzon për pazare me PS dhe se po mashtron…

Thellohet sherri brenda PD, Sali Berisha sulmon Ervin Salianjin, e akuzon për pazare me PS dhe se po mashtron…

Rigels Seliman Tensioni brenda Partisë Demokratike duket se ka arritur kulmin. Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, ka shpërthyer dje publikisht kundër Ervin Salianjit, duke e akuzuar për axhenda personale dhe pazare me Partinë Socialiste. Teksa u pyet nga gazetarët për takimin e Salianjit me demokratët e Durrësit, z. Berisha nuk kurseu asnjë fjalë, ndërsa sipas tij, Salianji po mashtron militantët demokratë dhe po ndjek interesa personale, duke përdorur postin e anëtarit të kryesisë së Partisë Demorkatike, për përfitime private. Ai përgëzoi strukturat e Durrësit për mospranimin e axhendës së Salianjit dhe paralajmëroi llogaridhënie të plotë për ata që kanë punuar për PS ose kanë shmangur përgjegjësitë gjatë fushatës. “Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, është mashtrim i madh!”, theksoi Berisha, duke...