Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
PD drejt rrënimit të plotë, Berisha në panik nga lëvizja e Salianjit, Flamur Noka lëshon qarkore për eliminimin…
Pas nisjes së takimeve të Ervin Salianjit me bazën e Partisë Demokratike në Durrës, drejtuesit qendrorë të PD-së duket se janë alarmuar, ndërsa kanë reaguar duke aktivizuar një proces të gjerë analize në të gjitha degët e vendit, që synon të kuptojë dhe të adresojë arsyet e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit 2025. Një udhëzim zyrtar i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demorkatike, Flamur Noka, i shpërndarë më 2 dhjetor, detyron të gjitha strukturat lokale të PD-së të zhvillojnë një analizë të thelluar në çdo qendër votimi, me fokus në krahasimin historik të rezultatit, vlerësimin e faktorëve të brendshëm organizativë, si dhe përgjegjësive që çuan në përkeqësimin e mbështetjes elektorale. Pjesë e kësaj analize do të jenë gjithashtu edhe kandidatët për deputetë...