Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike
Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Salianji, i shoqëruar edhe nga njëri prej kandidatëve më të votuar për listën e Tiranës, Ilir Alimehmeti zhvilluan një takim me demokratë të qytetit të Durrësit të mërkurën, ku u fol për nevojën që kanë demokratët të dëgjohen nga drejtuesit e partisë. “Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati, humbjet dhe vjedhjet na kanë gërryer shpirtin dhe e di zhgënjimin. I di problemet me listat e mbyllura,”...