Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Hunter”, një aksion i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe posedimin e lëndëve narkotike. Operacioni është mbështetur në informacione të siguruara në rrugë operative dhe në punën e vazhdueshme për parandalimin e incidenteve me armë. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë dy shtetas: Ilir Dushku, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”; Bjorli Xhabrahimi, 22 vjeç, banues në Tiranë. Dy të rinjtë u kapën në zonën e Mjull Bathores, teksa qarkullonin me automjet dhe mbanin armë me vete. Gjatë kontrollit...