Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, shoferi humb kontrollin, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, shoferi humb kontrollin, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë

Në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje dhe nga përplasja e fortë mjeti ka shpërthyer në flakë, ndaj është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve. Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar.