Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci
Një i moshuar 88-vjeçar ka ndërruar jetë brenda një farmacie në qytetin e Pogradecit, pasi kishte shkuar për të blerë medikamente. “Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, personi ka shkuar për të marrë ilaçe pasi vuante nga zemra ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt”, njofton policia. Sakaq, nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.