Vuçiç pret nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër për furnizim me gaz rus

Vuçiç pret nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër për furnizim me gaz rus

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia nuk do të ketë probleme me furnizimin me gaz, pasi pret nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër me Rusinë për furnizim me këtë burim energjie. “Presim së shpejti nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër për furnizimin me gaz me çmime të mira. Në çdo rast, deri në verë nuk do të kemi asnjë problem me gazin dhe ky është një lajm i mirë për qytetarët”, tha Vuçiq më 4 dhjetor për televizionin serb, Pink. Serbia varet nga importi i gazit rus. Kontrata për furnizimin me gaz ka skaduar në maj dhe ende nuk është nënshkruar një kontratë e re. Vuçiq shtoi se është lajm i mirë edhe fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjatur licencën për kompaninë...