U godit me thikë gjatë sherrit për një koment në rrjetet sociale, humb jetën 15-vjeçari në Durrës

U godit me thikë gjatë sherrit për një koment në rrjetet sociale, humb jetën 15-vjeçari në Durrës

Ka ndërruar jetë 15-vjeçari që u godit me thikë në Durrës, gjatë një konflikti mes disa adoleshentëve, më datë 25 nëntor. Adoleshenti shkoi në spital me plagosje në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme. Kujtojmë se përplasja mes adoleshëntëve erdhi për shkak të një komenti në rrjetet sociale. Pas mësimit, të dy nxënësit u takuan bashkë me disa shokë për tu sqaruar. Por debati degjeneroi në përdorim të mjeteve të forta dhe të thikave. Në konflikt u përfshinë 4 të mitur. /vizionplus.tv