Ndërron jetë 15-vjeçari, u godit pak ditë më parë me thikë

Ndërron jetë 15-vjeçari, u godit pak ditë më parë me thikë

Ka ndërruar jetë këtë të enjte në QSUT 15-vjeçari i plagosur pak ditë më parë me thikë në Durrës. Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra si në Durrës ashtu dhe në kryeqytet, nga familjarët konfirmohet se 15-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë dëmtimeve të marra. Njoftimi i Policisë  Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes. Sekuestrohet mjeti prerës që 14-vjeçari kreu plagosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga...