Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Gjahtarët e thesareve” vënë në sulm varret ilire të Selcës/ Reagojnë ekspertët kërkojnë ndryshime në Kodin Penal
KORCE- Varrezat ilire të Selcës, në zonën malore të Mokrës, muajt e fundit kanë rënë pre e gjahtarëve të thesareve. Autorët nuk janë identifikuar por drejtoresha e trashëgimisë kulturore në Korcë, Amarda Cici e pranon se dëmet që lanë pas janë të shumta. “Selca vazhdon të jetë e rriskuar sepse ndodhet larg zonës së banuar”, thekson ajo. Ekspertët e mbledhur në tryezen “Forcimi i bashkëpunimit për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të objekteve kulturore” thane legjislacioni shqiptar ende nuk i konsideron gërmimet si vepër penale. Kesisoj, personat e paautorizuar që gërmojnë per flori mund te gjejne dhe objekte historike që më pas i shesin jashtë vendit. Fenomeni i “gjahtarëve të thesareve” nuk kufizohet vetëm në qarkun e Korçës. Raste të ngjashme janë raportuar edhe në Gjirokastër...