Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! 26-vjeçari kërcënon të riun, qëllon me automatik në ajër

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! 26-vjeçari kërcënon të riun, qëllon me automatik në ajër

ARRESTIMI SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë', ku pas një konflikti për motive të dobëta Altin Shpendi ka kërcënuar një 20-vjeçar, duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, shkuan në vendngjarje ku u arrestua autori 26 vjeçar dhe u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë...