Vrasja e Santiago Malkos! Blendi Teta mbetet në qeli, GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg

Vrasja e Santiago Malkos! Blendi Teta mbetet në qeli, GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg

Santiago Malko dhe Blendi Teta TIRANË-Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Teta kishte rolin e vëzhguesit në vrasjen e Santiago Malkos.  Në maj të viti 2025 Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën dhe vendosi kthimin e çështjes për gjykim nga me një tjetër trup gjykues. Çështja kaloi në Gjykatën e Apelit, por edhe kjo e fundit la të njëjtin vendim në fuqi, dënimin me 25 vite burg për të akuzuarin Blendi Teta. Njoftimi i gjykatës:  Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të...