Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Bylykbashi: Gjysma e qeverisjes publike me koncesion
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësimin në lidhje me numrin e lartë të koncesioneve me partneritet publik-privat. Ai tha se paraja e shqiptarëve mund të zhduket e përvetësohet në mënyrë kriminale, jo thjesht korruptive. Bykykbashi theksoi se qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi disa nga shërbimet publike që kryhen përmes kompanive private. “Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku. E dyta është shprindërimi. Prindërit...