Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Balluku e pezulluar për aferat korruptive, Rama në mbrojtje: GJKKO po na bllokon punët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut. Në një video-mesazh në Facebook, Rama del sërish në mbrotje të ministres së pandehur për korrupsion duke deklaruar se pezullimi i ministres është absurd. Ai shtoi se vendimi i GJKKO për pezullimin e saj krijon një bllokim të të gjithë zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon. “Ndryshe nga cdo funksionar që mund të pezullohet, ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë në emër të dikasterit. Sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vetëm atij ministrit autoritetin ekskluziv të padelekueshëm tek askush tjetër. – tha Rama