Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Blendi Teta dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht të 2019. Blendi Teta, u arrestua në vitin 2019 për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Vendimi u shpall sot nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Tereza Merkaj (kryesuese), Valdete Hoxha dhe Edlira Petri. Çështja ishte rikthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë, e cila kishte prishur vendimin e mëparshëm të Apelit të Posaçëm të datës 14 qershor 2022, duke kërkuar gjykim me një trup tjetër gjykues. Pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga i...