Akuza të rënda në Kuvend: Nallbati etiketon Peleshin “batakçi”

Akuza të rënda në Kuvend: Nallbati etiketon Peleshin “batakçi”

Deputeti demokrat Bledion Nallbani nuk ka kursyer kryeparlamentarin Niko Peleshi, njëkohësisht deputet i qarkut të Korçës ku shërbejnë të dy, duke e etiketuar atë si “batakçi dhe hajdut”. Peleshi nuk ishte prezent në sallë, teksa nënkryetarja Klodiana Spahiu i tërhoqi vëmendjen për fjalorin fyes ndaj kreut të Kuvendit. Duke iu referuar fjalës së kolegëve të mazhorancës dhe vetë Peleshit më herët, Nallbati tha: “Nuk shkon kjo punë jemi në parlament jo në parashkollor. Një koleg i mazhorancës mori fjalën dhe na tha është turp që deputetë të flasin për çështje të rendit të ditës. Unë ju them që nuk është turp të flasë për hallet e qytetarëve, por është turp të ngresh kartonin për të vjedhur paratë e qytetarëve. Jemi votuar që të ngremë shqetësime e...