50 mijë drita LED dhe një yll mbi 400 kg/ Ndizet Pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në Manhatan

50 mijë drita LED dhe një yll mbi 400 kg/ Ndizet Pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në Manhatan

Pema e Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller , një simbol i sezonit të festave të Nju Jorkut, u ndriçua të mërkurën në mbrëmje në Manhattan. Pema mbresëlënëse e këtij viti është zbukuruar me më shumë se 50,000 drita LED shumëngjyrëshe dhe në majë të saj është vendosur një yll Swarovski prej 408 kilogramësh. Ylli i muzikës country, Reba McEntire, drejtoi transmetimin drejtpërdrejt të ceremonisë së ndezjes së dritave për NBC. Në këtë aktivitet performuan edhe Radio City Rockettes, të cilët festojnë 100-vjetorin e tyre këtë vit. Ndër të tjerë, performuan edhe Michael Bublé, Marc Anthony dhe Gwen Stefani. Bredhi 75 metra i lartë u pre nga një kopsht në zonën e Albany-t, rreth 150 milje në veri të Manhattan-it.