“Broçkulla të paguara”/ Ina Zhupa shpërthen ndaj qeverisë për 17 mln € për Mogherinin

“Broçkulla të paguara”/ Ina Zhupa shpërthen ndaj qeverisë për 17 mln € për Mogherinin

Deputetja demokrate, Ina Zhupa sulmoi nga Kuvendi qeverinë duke përmendur rastin e ndalimit të rektores së Kolegjitt ë Evropës, Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e Politikës së Jashtme të BE-së. Ajo tha se qeveria i ka dhënë 17 mln euro Mogherinit për projektin e kolegjit në Tiranë, ndërsa shtoi se në këmbim të “broçkullave të paguara”, do të merrte deklarata në Bruksel sesa afër është vendi ynë drejt Unionit. “Vetëm se është ndërkombëtare (Mogherini) dhe rektorja e këtij universiteti merr miliona euro nga buxheti i këtij shteti të varfër, që nuk investon në arsim. 17 mln nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për godinat, i dhurohen godina nga këshilli bashkiak i Tiranës vetëm për ta mbajtur mirë për ndërkombëtarët e korruptuar që ajo te fliste sa afër integrimit...