Tenderi i Llogarasë/ Ish-kreu i ARRSH, Ervis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar

Tenderi i Llogarasë/ Ish-kreu i ARRSH, Ervis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar

Seanca paraprake po mbahet për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij. Bëhet me dije se gjatë seancës, Ervis Berberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Po ashtu ai pretendon për kthim të sendeve, fshirje korrespodence, pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari. Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Ortaku i ish-kreut të ARRSH-së, Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.  Ervis Lame akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale. Skema SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së...