Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gjekmarkaj: Demokracia shqiptare u vra dhe atentatorët i kemi në Kuvend
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha në Kuvend se qeveria Rama i bëri “atentat” zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së lirë. Ai tha se raporti final për zgjedhjet i OSBE/ODIHR ishte akti më zyrtar që konfirmoi se demokracia shqiptare ka vdekur. Sipas tij, atentatorët e kësaj janë në sallën e Kuvendit. Sipas Gjekmarkajt, Shqipëria është kthyer në një “tokë të askujt”, ku jeta e njeriut ka humbur vlerën dhe krimi është bërë normë. Deputeti opozitar tha se shteti është privatizuar dhe veshur me ngjyrat e partisë në pushtet, ku institucionet publike, administrata dhe fondet janë përdorur si instrument elektoral. Deklarata e plotë: Të nderuar qytetarë, zonja dhe zotërinj, miq të lirisë dhe të qendreses , Sot jam para jush per ti dhënë zë guximit tuaj...