Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Plumbi i Artë” – Dëshmitari për vrasjen e Andi Zylyfit: Nuk pamë autorët
Në procesin “Plumbi i Artë” ka dëshmuar këtë të enjte para gjykatës dëshmitari Zylyf Hoxha, lidhur me vrasjen e ndodhur më 13 dhjetor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Andi Zylyfi. Dëshmitari Hoxha deklaroi se nuk i ka parë autorët e atentatit. “Jam thirrur në vitin 2019 në polici për një ngjarje të ndodhur në fshatin Përparim. Disa bashkëfshatarë që ishin jashtë lokalit u futën brenda, kuptuan që ishin të shtëna. Unë lajmërova policinë dhe i thashë dëgjuam të shtëna. Këto deklarime i kam thënë edhe përpara komisariatit Peqin dhe në Elbasan. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë “Bobi”, Andi Zylyfi. Ne nuk e pamë dhe nuk e verifikuam ishte vrarë apo jo, u shtrimë të gjithë në tokë. Përveç tij, u plagos...