Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

Çdo ditë që kalon, bllokadat e fermerëve në Greqi po shtohen. Fermerët e Trikalës ngritën dje një bllokadë të re në autostradën E65, në pikën e pagesës Loggos, duke u bërë bllokimi i dytë në të njëjtën autostradë pas Karditsës. Së bashku me bllokadat në Larisa, më shumë se 4,000 traktorë kanë dalë në rrugë në të gjithë Thesalinë. Bllokada të tjera u ngritën në Kiato (Peloponez), në Promachonas pranë doganës dhe në Serres. Sipas organizatorëve, bllokada të reja do të vendosen deri të dielën, me intensifikim të protestave gjatë javës së ardhshme. Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke),...