Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit te “Delijorgji”, dy persona përfundojnë në spital
Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i një bombole gazi në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se bombola ka shpërthyer në një ambient aktualisht jofunksional te kompleksi “Delijorgji”. Për pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit Besmir Dyrmishi dhe punonjësi i tij, Klejdi Bajrami, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Burime nga spitali bëjnë të ditur se dy persona të moshës 28 dhe 40 vjeç janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT. Situata e mirë dhe plagët e vlerësuara me djegie te shkalles se lehte, jo problematike. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40...