Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 22 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 22 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari në Kakavijë

Policia kufitare e Kakavijës ka proceduar penalisht një 54-vjeçar, pai tentoi të nxirrte jashtë territorit të vendit 22 mijë euro, të cilat i kishte të padeklaruara. Në një njoftim ëpr mediat, policia bën me dije se 54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. “Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 250 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër...