Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Skenë si në filma, 26-vjeçari i përplas makinën policisë dhe largohet
Një skenë si nëpër filma është regjistruar në fshatin Fushë Kuqe të Lezhës. Një 26-vjeçar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar makinën që ai drejtonte, por është larguar. Gjatë largimit, 26-vjeçari përplasi automjetin e Policisë që u dëmtua pjesërisht. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin K. V., 26 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, por ka vijuar lëvizjen. Gjatë largimit, automjeti përplasi automjetin e Policisë që u dëmtua pjesërisht. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv