Nën hetim për pastrim parash, Prokuroria e Vlorës i sekuestron 4 milionë euro pasuri

Nën hetim për pastrim parash, Prokuroria e Vlorës i sekuestron 4 milionë euro pasuri

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 milionë euro. Prona, ndërtesa, biznese dhe truall u sekuestruan pasi dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale. Njoftimi Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal. Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr.25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro. Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë...