113 vjetori i Forcave të Armatosura, Begaj: Nderojmë shërbimin e tyre, krenarë për shërbimin ndaj atdheut!

113 vjetori i Forcave të Armatosura, Begaj: Nderojmë shërbimin e tyre, krenarë për shërbimin ndaj atdheut!

Foto ilustruese TIRANË- Sot, 4 dhjetor, është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura (FARSH). Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i vendit, Bajram Begaj, nderoi kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve që kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite. Presidenti shprehet se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së "na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive". Postimi i plotë: Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite. Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë...