Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
VIDEO e atentatit në Elbasan: Autori shkon i vetëm pranë makinës së viktimës
Ka dalë videoja e atentatit ku u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, të dielën në mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Pamjet tregojnë momentin kur autori afrohet i vetëm pranë makinës së viktimës dhe qëllon disa herë. Personi i armatosur mban një kapuç në kokë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë. Vrasja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”. Viktima sapo kishte dalë nga zyra dhe u fut në makinën e tij “Range Rover”, kur u qëllua me 6 plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, pasi u sigurua se objektivi kishte ndërruar jetë, autori u largua me një makinë “Audi” të zezë në drejtim të rrugës Elbasan–Librazhd. Automjeti i marrë me qira u gjet të nesërmen i djegur...