Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
SPAK heton tenderët e AKSHI: Faturat drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet se bënte “hinkën”
SPAK ka intensifikuar veprimet lidhur me hetimin e tenderëve të AKSHI gjatë viteve të fundit, dhe pritet që në javët në vijim të merren masa që mund të godasin zyrtarë të lartë të institucionit, si edhe biznesmenë të përfshirë në procedurat fituese. Gjatë ditëve të fundit janë thirrur rreth 20 punonjës dhe zyrtarë me role drejtuese në AKSHI, një hetim që po kryhet nga prokurori Bledar Maksuti, ndërsa sot në ambientet e SPAK është parë të hyjë edhe drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj. Burime për Skyweb.al bëjnë me dije se Karçanaj dyshohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryesisht në tenderët ku dyshohet se fituesi ka qenë i paracaktuar. Sipas këtyre burimeve, përfitues kryesor i tenderëve në fjalë ka rezultuar...