‘Duhet përshpejtuar procesi i ripërtëritjes së PD-së’, Salianji: Kam bërë burg për PD-në

‘Duhet përshpejtuar procesi i ripërtëritjes së PD-së’, Salianji: Kam bërë burg për PD-në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se procesi i ripërtëritjes së PD-së duhet përshpejtuar, gjë që sipas tij, e tregoi edhe pjesëmarrja qytetare në takimin e zhvilluar në Durrës. Ai tha në një intervistë pas takimit në qytetin e Durrësit, se ka bërë burg për Partinë Demokratike dhe se do të jetë gjithmonë në krah të çdo demokrati e qytetari. “Ajo që unë kam thënë se duhet përshpejtuar procesi i ripërtëritjes së PD-së, besoj se u tregua në një sallë që ishte e tejmbushur dhe që kishte njerëz pafundësisht jashtë. Ky është një zgjim për PD-në. Shumë prej figurave të rëndësishme nuk janë kontaktuar në 7 muajt e fundit dhe unë falenderoj çdo demokrat që ishte këtu, gjithë strukturën e lartë të PD-së të...