Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Djali i oficerit shqiptar të Policisë kapet me drogë në Britani, merr dënim me burg (FOTO)
Gjykata e Kurorës në Oksford ka dënuar me dy vite burg 20-vjeçarin shqiptar Martin Makarjadhi, banues në Broadlands, Netherfield, Milton Keynes, pasi u shpall fajtor për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të klasit A dhe B, si dhe për drejtim automjeti pa sigurim të detyrueshëm. Sipas mediave britanike, Martin Makarjadhi 20 vjeç është dënuar me dy vite burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis në rrugët e Anglisë. Sipas raportimeve, shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe po punonte për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh. Mësohet se 20-vjeçari është djali i një efektivi policie në Shqipëri ndërsa nëna e tij me profesion mjeke. Gjatë kontrollit, në rrobat e tij të brendshme u gjetën 13 qese me...