Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Qerret, në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në periferi të bashkisë së Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, një i ri është plagosur me mjet prerës në zonën e Qerretit. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të incidentit. Njoftimi i policisë: U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij. Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë)...