Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Do korruptonte gjyqtarin me 5 mijë euro, sekuestrohen pronat e të dyshuarit në Mëzez
Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) këtë të mërkurë, më 3 dhjetor, duke urdhëruar sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetasit N.H dhe personit të lidhur, E.M. Sipas njoftimit të bërë publik për mediat, SPAK kishte paraqitur ankimin për procedimin pasuror nr. 9/2025, që lidhet me hetimet e vazhduara për akuzën ndaj shtetasit N.H, i cili dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, në bazë të neneve 245/1 dhe 25 të Kodit Penal. Pas shqyrtimit të çështjes, Apeli vendosi sekuestrimin e pasurive: -Garazh nr. 6, kati -1, rruga “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë -Garazh nr. 7,...