SPAK sekuestron pasuritë e një personi, ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë

SPAK sekuestron pasuritë e një personi, ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë

Kronikë E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 17:08 Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi të akuzuar për ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. SPAK bën të ditur se janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi. Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar disa apartamente e garazhe, si dhe një automjet tip ‘Audi A6’. Për ekzekutimin e këtij vendimi janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Njoftimi i SPAK: SPAK sekuestron pasuritë e një shtetasi të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur ankimin në Gjykatën e Posaçme...