Rama kërkon Ballukun në detyrë: GJKKO na pengon për nisjen e fluturimeve me Kanadanë, po presin 36 akte të ‘Infrastrukturës’

Rama kërkon Ballukun në detyrë: GJKKO na pengon për nisjen e fluturimeve me Kanadanë, po presin 36 akte të ‘Infrastrukturës’

Edi Rama dhe Belinda Balluku TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në idhje me vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre e  Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendës kryeministre. Këtë herë Rama ka arsyetuar përse kërkon nga Gjykata Kushtetuese të shfuqizohet vendimi i Gjykatës së Posaçme, duke renditur detyrat që kanë mbetur pezull dhe ato që duhet të përfundojë Balluku. Me anë të një postimi në platformën 'X' Rama shprehet se kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e  fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Por nisja e fluturimeve ka mbetur pezull pasi për vijimin e marrëveshjes duhet firma e Ballukut në rolin e...