Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Prania e Karçanajt ka lidhje me një hetim të Prokurorisë së Posaçme mbi disa procedura tenderuese të institucionit që ajo drejton. Sipas informacioneve, hetimi për AKSHI-n ka derivuar nga një tjetër hetim i Strukturës së Posaçme.