Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK
Kronikë E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 14:35 Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Prania e Karçanajt ka lidhje me një hetim të Prokurorisë së Posaçme mbi disa procedura tenderuese të institucionit që ajo drejton. Hetimi për AKSHI-n ka derivuar nga një tjetër hetim i Strukturës së Posaçme.