Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Pashë një baba në varreza që përkundte arkivolin e bardhë të djalit të tij”, zonja e Parë e Ukrainës: Nuk do të doja që Europa të bëhej e pandjeshme, mos na harroni
Zonja e Parë e Ukrainës, në Paris te Macron së bashku me bashkëshortin e saj, flet për Libération: “Nuk mund të mbetem indiferente ndaj fëmijëve, dhe jo vetëm sepse jam nënë. Një nga objektivat është mbështetja për familjet që rrisin jetimët.” Në agimin e disa ditëve më parë, ndërsa të gjithë flinin, një pallat në Ternopil u shkatërrua plotësisht nga një raketë hipersonike ruse. Tridhjetë e gjashtë të vdekur, 120 të plagosur. Ne në Europë pothuaj nuk e vëmë më re, por Olena Zelenska ishte aty: “Fatkeqësisht, shohim që tek ju njerëzit po lodhen, janë të ngopur duke dëgjuar lajme nga Ukraina: ‘Sa do të zgjasë akoma?’, pyesin. Por ne nuk kemi zgjidhje, më vjen keq: ose vdesim të gjithë, ose do të vazhdojmë të...