Kongresmeni amerikan: 200 mijë çështje të pazgjidhura, drejtësia shqiptare në krizë

Kongresmeni amerikan: 200 mijë çështje të pazgjidhura, drejtësia shqiptare në krizë

Kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self mbajti dje në mbrëmje një fjalim hapës gjatë një seance dëgjimore të nënkomitetit të titulluar “Pika Kritike: Rruga Drejt Stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. “Qëllimi i kësaj seance dëgjimore është promovimi i stabilitetit në Ballkan. Shpresoj që ndoshta anëtarët nga të dyja anët e rreshtit të mund të bien dakord për qëllimin e përbashkët të shërbimit ndaj interesave të SHBA-së, ndërsa kërkojmë të promovojmë ekuilibrin në këtë rajon, prosperitetin për qytetarët e tij dhe parandalimin e konflikteve të ardhshme. Duke përjashtuar agresionin rus kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”, tha sot kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self. “Edhe...