Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Goditje e fortë hetimeve/ Gjykata e Tuzlës në Bosnje: SKY ECC nuk vlen më si provë
Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si trajtohen çështjet penale në Bosnje dhe në gjithë rajonin. Në çështjen 03OK019233 K3, kjo gjykatë ka rrëzuar provat e siguruara përmes përgjimit dhe deshifrimit të aplikacionit SKY ECC, duke vënë në pikëpyetje gjithë konceptin e përdorimit të komunikimeve të hakura si bazë për dënime. Vendimi godet drejtpërdrejt praktikën e viteve të fundit, ku mesazhet e SKY, ANOM apo platformave të tjera të koduara janë përdorur si prova kryesore në shumë procese. Gjykata arsyeton se mbrojtja nuk ka asnjë mundësi ta verifikojë ligjshmërinë e mbledhjes së këtyre të dhënave, sepse mungon çdo akt apo urdhër zyrtar që tregon kush i ka mbledhur, kur, për cilën arsye...