Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ishte shpallur në kërkim, ndalohet i riu nga Gjirokastra
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. B., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.