Kanosi një të moshuar me telefon, nën hetim i riu nga Gjirokastra

Kanosi një të moshuar me telefon, nën hetim i riu nga Gjirokastra

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. G., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur një 82-vjeçar, nëpërmjet telefonit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.