Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Bisedimet për paqen, Rubio: 20% e Donetskut që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata
Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio ka sqaruar të mërkurën se administrata aktuale amerikane nuk e konsideron realiste një qasje që përfshin mbështetje të vazhdueshme të pakufizuar për Kievin. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon për të zgjidhur luftën në Ukrainë dhe kërkon të ndihmojë të dy palët ndërluftuese të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, por vendimi për t’i dhënë fund armiqësive i përket Ukrainës dhe Rusisë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio në një intervistë me Fox News. “Në fund të fundit, është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin se nuk duan ta përfundojnë luftën, atëherë ajo do të vazhdojë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi ta përfundojmë atë”, tha Rubio. Sipas ministrit amerikan, administrata e Donald Trump po përpiqet të kuptojë...