Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nuk ka kompromis për fundin e luftës” Kremlini pret shpresat, Putin: Nëse Europa do luftë, jemi gati
Bisedimet e gjata deri pas mesnatës në Kremlin, mes presidentit Vladimir Putin dhe të dërguarve të Donald Trump, Steve Wittkof dhe Jared Kushner nuk prodhuan kompromis për ndonjë marrëveshje të mundshme paqeje për Ukrainën. Këtë e tha këshilltari i lartë i politikës së jashtme në Moskë, Yuri Ushakov pas diskutimeve 5-orëshe, teksa theksoi se nevojitej shumë punë për të shkuar drejt një kompromisi. Sipas tij, Putin i kishte përcjellë një sërë sinjalesh të rëndësishme presidentit Trump, por se palët kishin rënë dakord për të mos i zbuluar detajet për mediat. Uashkov bëri të ditur se kishin diskutuar, atë që e quajti “problem territorial”, e që lidhet me pretendimet e Rusisë për të përvetësuar të gjithë rajonin e Donbas, ku Ukraina kontrollon ende 5 mijë km...