Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE
Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur vizitën e tij të katërt zyrtare në Kinë këtë të mërkurë në një sfond tensionesh në rritje me Pekinin, pasi përplasje ka pasur për luftën në Ukrainë e deri te debati për çekuilibrat e mëdha tregtare në favor të gjigantit aziatik. Presidenti francez, avioni i të cilit u ul pak pas orës 5 pasdite sipas orës lokale në Pekin, do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit të enjten. Të dy udhëheqësit do të takohen përsëri të premten në Chengdu, në provincën jugperëndimore të Sichuan, për një takim më informal. Emmanuel Macron, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte, u prit nga ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi. “Ju falënderoj shumë...