Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
E trishtë! Ndërron jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi
Ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult në një postim në rrjetet sociale, por nuk bën me dije shkaqet e vdekjes. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin e kalimit në amshim të Imzot Luigi Bonazzi, ish-Nuncit Apostolik në Shqipëri, një bari i urtë dhe shërbëtor i palodhur i Selisë së Shenjtë. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai shërbeu me dashuri në vendin tonë, duke forcuar marrëdhëniet e Kishës me popullin shqiptar dhe duke lënë një dëshmi të gjallë të pranisë së dashurisë së Krishtit”, shkruhet në postim.