“Amnistia fiskale rrezik për ekonominë shqiptare ”, PD informon Komisionin e Europës dhe PE

“Amnistia fiskale rrezik për ekonominë shqiptare ”, PD informon Komisionin e Europës dhe PE

Partia Demokratike, i ka dërguar një letër Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, në lidhje me amnistinë fiskale në të cilën pretendon se përbën rrezik për Shqipërinë. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se javën e kaluar ka informuar zyrtarët për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend. Sipas deputetes demokrate, amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale. “Ky sektor është kthyer në një gangrenë për ekonominë shqiptare dhe amnistia vetëm sa e thellon këtë problem. Transparenca është çelësi. Nëse qeveria këmbëngul të ecë përpara me këtë...