Kongresmeni amerikan: Të rishikohet reforma nëse po ofron drejtësi të paanshme!

Kongresmeni amerikan: Të rishikohet reforma nëse po ofron drejtësi të paanshme!

Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor. Duke hapur seancën dëgjimore të martën vonë, kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”. “Jeta e përditshme në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga një popullsi në rënie dhe në plakje. Ashtu si në shumë pjesë të tjera të Evropës, po ndodh një eksod i atyre që janë të kualifikuar dhe të arsimuar. Emigracioni i paligjshëm është i përhapur, ndërsa shkalla e papunësisë dhe varfërisë po rritet ndjeshëm. Këta faktorë po ndikojnë negativisht në sundimin...